
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku qëndroi për rreth 1 orë. Në dalje, ai ka refuzuar të japë sqarime për gazetarët lidhur me çështjen për të cilën u paraqit.
“Isha për një koment, për një çështje policie. As zgjedhje, asgjë tjetër”- tha Mziu teksa largohej.
Ndaj ligjvënësit demokrat ka një kallëzim në SPAK nga deputeti i PS Agron Malaj, i cili e akuzon demokratin për veprën penale të “Shpifjes”. Po ashtu deputeti demokrat është marrë në pyetje në vitin 2024 nga prokurorët e posaçëm edhe për një rast tjetër, i cili lidhet me tenderat në kohën kur ai drejtonte bashkinë Kamëz. Versus.al

