Në vijim të mbledhjes së Komisionit Hetimit ë Shëndetësisë për dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up, ka dëshmuar mjeku, pedagodnë Fakultetin e Mjekësisë, Genc Byrazeri.
Byrazeri i cili ka qenë anëtar i këtij Komisioni akuzohet nga SPAK për veprat penale ‘“Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
Byrazeri e nisi deklaratën e tij para Komisionet duke treguar të gjithë rrugëtimin e tij të karrierës ku tregoj kualifikimet titujt dhe vlerësimet që kishte marrë.
Por teksa tregonte karrierën e tij të gjatë në mjekësi, ai u ndërpre nga një nga anëtarët e Komisionit, ndërprerje të cilës mjeku iu përgjigj:
Prit, janë minutat e famës time, nuk mi merr njeri këto minuta të famës. Të ketë dhe mesazhe pozitive, të administrohen dhe dokumente pozitive, jo sterr të zeza, të ketë pak ngjyra.
Më pas Byrazeri u shpreh se prej vitit 2011-2019 ka qenë edhe si specialist i Institutit të Shëndetit Publik si i jashtëm, që në kohën kur ministër ishte Petrit Vasili, pasi punonte dhe pedagog te Fakulteti i Mjekësisë.
“Në vitin 2014 ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja më emëroi si një nga anëtarët e Komisionit të Koncesionit. S’kam qenë pjesë organike apo hierarki administrative. Jam dorëhequr më 5 Maj 2015, dorëheqje për arsye personale, pak pasi mbaroi studimi i Fizibilitetit për koncesionin, pasi kjo ishte detyra ime dhe për këtë përgjigjem. Jam gati të flas e përgjigjem për çfarë përmban pozicioni im për studim fizibiliteti dhe kur mbaroi jam larguar”, tha Byrazeri./Versus.al








