Lezhë- Policia e burgut të Shënkollit ka arritur të ndalojë arratisjen e një të dënuari.
31 vjeçari Adriano Berisha u kap 500 metra larg nga rrethimi i burgut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm gjatë një aktiviteti për sistemimin e mbeturinave në regjimin e jashtëm.
Është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Versus.al

