AKTUALITET /

Detaje nga aksidenti tragjik në Gramsh/ Infermierja humb jetën, mësuesja dërgohet tek Trauma! Shoferi i kamionit njoftoi ambulancën pas përplasjes

Mësohet se në sallën e operacionit ka komunikuar drejtuesi i mjetit, i cili, ndonëse në gjendje të rëndë, ka raportuar se mësuesja dhe infermierja kishin ndërruar jetë pas aksidentit.

Shkruar nga Versus

Detaje nga aksidenti tragjik në Gramsh/ Infermierja humb jetën,

Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Bëhet me dije se infermierja Dëshira Hoxha ka ndërruar jetë, duke u konfirmuar si një nga viktimat e aksidentit. Mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit.

Mësohet se në sallën e operacionit ka komunikuar drejtuesi i mjetit, i cili, ndonëse në gjendje të rëndë, ka raportuar se mësuesja dhe infermierja kishin ndërruar jetë pas aksidentit.

Aksidenti ndodhi kur mjeti, në të cilin udhëtonin tre persona pjesë e personelit të shërbimeve në fshatra, doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se kushtet e vështira të rrugës dhe terreni i thyer mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

 

Poll