AKTUALITET /

Detaje nga shpërthimi në Don Bosko, autori i maskuar hodhi tritolin në oborr, pronari banesës nën procedim

Aranit Beqiraj i cili ndodhet jashtë vendit, ishte vënë nën procedim nga policia për rikonstruksion pa leje të banesës.

Shkruar nga Versus

Detaje nga shpërthimi në Don Bosko, autori i maskuar hodhi tritolin

Tiranë- Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e djeshme në zonën e Don Boskos në një shtëpi të pabanuar.

Detajet e siguruara bëjnë me dije se banesa është në pronësi të Aranit Beqirajt i cili ndodhet jashtë vendit. Për pronën nuk ka konflikte ndërsa para disa muajsh policia kishte nisur procedim për ndërtim pa leje, për shkak se po bëheshin rikonstruksione në banesë.

Mësohet se kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person i maskuar me kapuç në kokë hodhi tritolin brenda oborrit të banesës. Për pasojë, nuk janë shkaktuar dëme të shumta materiale përveç thyerjes së xhamave të një banese tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbadhjen e shkaqeve të ngjarjes. Versus.al

Poll