AKTUALITET /

Dhëndrin e qëllojnë me një copë xhami në qafë, masakër mes dy familjeve shqiptare në Kretë

Përveç dhëndrit, në spital është dërguar edhe vjehrri i tij

Shkruar nga Versus
Dhëndrin e qëllojnë me një copë xhami në
Foto ilustruese

Një darkë familjare në Rethymno të Kretës mes dy familjeve nga Shqipëria për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, ditën e djeshme (19 prill).

Episodi, i cili nisi me një sherr mes një çifti, ngjalli tension dhe evoluoi në dy faza, fillimisht në shtëpi dhe më pas në spitalin e Rethymnos.

Pas incidentit verbal me bashkëshortin e saj, dyshohet se gruaja ka shkuar në shtëpinë e babait ku ka qenë dhe vëllai i saj dhe është ankuar.

Më pas dy burrat kanë shkuar në shtëpinë e dhëndrit, ku ai ishte me dy vëllezerit e tij dhe aty ka filluar gjakderdhja.

Pas preleshjes dhëndri së bashku e vjehrrin  janë plagosur dhe janë dërguar më pas në spital.

Dhëndri ka plagë të rëndë në qafë, shkruajnw mediat greke pasi sicc është konstatuar gjatë përleshjes wshtw goditur me njw copw xhami nw qafw.

Vjehrri është në gjendje më të mirë dhe pritet të dal sot nga spitali.

Policia ka bërë gjithsej katër arrestime, babain dhe vëllain e nuses, dhëndrin e plagosur dhe një person tjetër./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: