AKTUALITET /

Dh*noi policin e Kukësit pas humbjes, arrestohet portieri i skuadrës "Tërbuni"

Sherri ka ardhur pas humbjes së Tërbunit.

Shkruar nga Versus

Dh*noi policin e Kukësit pas humbjes, arrestohet portieri i skuadrës

Policia e Kukësit ka arrestuar portierin e skuadrës së futbollit “Tërbuni” të Pukës. Arrestimi ka ardhur si pasojë e dhunës që 22 vjeçari ka ushtruar ndaj një efektivi policie pas përfundimit të ndeshjes Kukës-Tërbuni që u fitua nga vendasit.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”- thuhet në njoftim. Versus.al

Tags:

kukës

Poll