Klejvis Metalla, 24 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij shtatzënë, është arrestuar në Serbi.
Në shkurt të këtij viti, i riu ishte shpallur në kërkim pas detajeve tronditëse të dhunës ndaj partneres së tij 23 vjeçare të cilës i kishte kërkuar që të abortonte fëmijën. Pasi kjo e fundit nuk kishte pranuar, Metalla e kishte dërguar në një vend të quajtur “gurët e Skënderbeut” ku e kishte goditur me shkelma në bark.
Dhuna ndaj partneres ka ndodhur në janar të këtij viti. Ndërsa pas arrestimit në Serbi vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Versus.al

