AKTUALITET /

Plagosja e ‘Gucci’-t në Durrës, në kërkim 3 persona! I shkuan me makina pas sherrit në TikTok

Përveç tre të shpallurve në kërkim, po procedohet penalisht edhe 31 vjeçari L.B i cili është pronar i njërit prej automjeteve që përdorën autorët.

Shkruar nga Versus
Plagosja e ‘Gucci’-t në Durrës, në kërkim 3
Fabian Kuçi, "Gucci'

Durrës- Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim tre persona të cilët dyshohen si autorët e plagosjes së 33 vjeçarit Fabian Kuçi i cili njihet në rrjetet sociale me pseudonimin ‘Gucci’.

Mësohet se janë shpallur në kërkim A.N 38 vjeç, F.B, 22 vjeç dhe B.Ç, 34 vjeç. Të tre këta persona kanë shkuar me 2 automjete në lokalin ku po qëndronte personazhi i njohur i TikTok.

Shkak janë bërë sherret dhe ofendimet mes tyre në rrjete sociale. Fabian Kuçi mbeti i plagosur në parakrah, por fatmirësisht nuk pati pasoja më të rënda falë ndërhyrjes mjekësore.

Pas plagosjes, i riu është future sërish në rrjete sociale ku ka rrëfyer sesi kishte ndodhur ngjarja. Versus.al

Poll