AKTUALITET /

Dhun*an çiftin e bashkëshortëve në Durrës dhe dëmtuan makinën, 2 persona në kërkim, 1 i proceduar

Shkruar nga Versus

Dhun*an çiftin e bashkëshortëve në Durrës dhe

Një person është proceduar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për dhunimin e çiftit të bashkëshortëve në Nishtulla të Durrësit dhe dëmtimin e një makine. 

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla, pas një konflikti banal, A. Z., 44 vjeç, S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç.

Nga ana e Policisë është bërë shpallja në kërkim e shtetasve S. Z. dhe V. R., dhe vijon puna për kapjen e tyre. Versus.al

Poll