
Tiranë- Policia ka proceduar penalisht 40 vjeçarin Sh.G i cili dyshohet se rreth orës 01:00 të mëngjesit të 3 gushtit, ka dhunuar fizikisht personazhin e njohur të rrjeteve sociale Genard Hajdinin dhe babain e tij.
Mësohet se procedimi ka nisur edhe për 25 vjeçaren A.P për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. E reja dyshohet se ka dhënë dëshmi kontraktiktore në polici me qëllim që të shmangte përgjegjësinë e 40 vjeçarit Sh.G.
Genard Hajdini dhe i ati u dërguan në spitalin e Traumës për të marrë mjekim nga ku kanë publikuar edhe video duke bërë me dije se ishin dhunuar në një lokal. Versus.al







