Një incident i rëndë është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku dy shtetas kanë kërcënuar forcat speciale “Shqiponja” gjatë një postblloku policor. Sipas burimeve zyrtare, dy personat janë afruar pranë efektivëve dhe i kanë kërcënuar me fjalët: “Do t’ju hapim barkun me plumba”, përpara se të largohej me shpejtësi nga vendngjarja.
Menjëherë pas këtij akti, forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tyre dhe kanë arritur t’i ndalojnë, duke i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Aktualisht, policia po merr në pyetje të dy të ndaluarit për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kërcënimit të rëndë ndaj efektivëve të saj. Ende nuk dihen arsyet që çuan në këtë sjellje agresive, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njëri prej të shoqëruarve efektiv policie në radhët e Forcave Kombëtare të Sigurisë (FNSH). Në momentin e kërcënimit nuk ka qenë në shërbim policor.







