
Të afërmit e çiftit të të rinjve që humbën jetën pasditen e 12 shkurtit në rrugën Lezhë-Shëngjin, kanë vendosur kurorë me lule në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike.
Mes lotësh, ndezën qirinj në nder të viktimave Paulin Zefi dhe Zhaklina Hysa, duke bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje këtij aksi rrugor pasi mungesa e theksuar e infrastrukturës, po sjell aksidente me pasoja fatale për jetën.
“Kam vënë re se kjo është një rrugë që duhet t’i kushtohet vëmendje, shumica e aksidenteve që kanë ndodhur këtu kanë qenë me pasoja të mëdhaja. Edhe shoferët të tregojnë kujdes, të respektojnë kodin e tyre se një gabim i tyre do të sjelli një pasojë të pashmagshme dhe një dhimbje që nuk ka për t’u harruar kurrë”, u shpreh Sokol Zefi, familjar i viktimave për Report Tv.
Më herët edhe banorë të zonës e kanë ngritur problemin e infrastrukturës së dëmtuar të rrugës Lezhë-Shëngjin, ndërsa policia po pret ende përgjigjen e akt-ekspertimit për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit të makinës së çiftit që u përplas me një kamion. Versus.al








