AKTUALITET /

“Do u zgjidh problemet me pronat”, arrestohet mashtruesi që shtirej si prokuror i SPAK-ut dhe u merrte para banorëve në Berat

Sipas policisë, 48 vjeçari ishte dënuar edhe më herët për të njëjtën vepër penale.

Shkruar nga Versus

“Do u zgjidh problemet me pronat”, arrestohet mashtruesi që  

Berat- Alban Muço, një 48 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia me urdhër të prokurorisë së Beratit, nën akuzën e mashtrimit duke u hequr si prokuror i SPAK në këmbim të shumave të parave.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.

Muço paraqitej në Kadastrën e Beratit duke u shtirur si prokuror i posaçëm dhe premtonte se do të ndërhynte në zgjdhjen e problematikave të pronave kundrejt parave. Sipas hetimeve, është zbuluar se 48 vjeçari kishte precednetë kriminalë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale. Versus.al

Poll