
Fier- Policia ka arrestuar 5 persona si të dyshuar për shkrumbimin e një lokali në plazhin e Darëzezës më 30 mars.
Në pranga kanë rënë: A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç, D. L., 19 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim 19 vjeçari me inicialet A.R i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit të të rinjve që i vunë flakën lokalit.
Grupi hetimor po punon për të cilësuar përgjegjësinë e secilit prej të rinjve të arrestuar dhe për motivet e zjarrvënies. Versus.al








