Krujë- Një 19 vjeçar në fshatin Brakanesh është arrestuar nga policia pasi dyshohet se u ka vënë zjarrin ullishteve të fqinjëve të tij.
I riu i identifikuar si Endri Doku rezulton të ketë precedentë të mëparshëm kriminalë, ndërsa aktualisht gjykata i kishte caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për shkak të kultivimit të bimëve narkotike.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve që 19 vjeçari kishte me fqinjët për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj. Versus.al
View this post on Instagram







