Live Updates /

Shqipëria si barcaleta ‘Ha, merr, ik’! Leonidha Çobo i ‘Bankers’ mori 5.8 mld lekë rrogë për 7 vite dhe 45 mln euro shërbime fiktive me kompaninë e vëllait

*Hetimet e prokurorisë së Fierit kanë ngritur dyshimet se Leonidha Çobo përveçse i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit shqiptar duke deklaruar humbje në kompaninë “Bankers Petroleum” ku ka qenë drejtor, por kishte ngritur edhe një skemë të mirëorganizuar nëpërmjet të cilës pastronte paratë duke i kaluar nga kompania e naftës tek firmat e familjarëve të tij * Çobo kishte ngritur një skemë të mirëmenduar të kalimit të parave nga “Bankers Petroleum” tek kompania e vëllait dhe kunatës së tij “Tea Co” sh.p.k me fatura për shërbime fiktive, tek subjekti “Leonidha Çobo” ku ishte i punësuari i vetëm dhe pa pagë si dhe tek kompania “Tetra” sh.p.k ku ishte aksioner * Sipas dosjes, gjatë bisedave të transkriptuara mes Majlinda Thanës, drejtoreshë e Thesarit pranë shoqërisë “Bankers Petreolum Albania LTD’ dhe një punonjëseje të zyrës së financës në këtë shoqëri vihet re se kjo e fundit përdor disa llogari në Austri për të kryer pagesa selektive, llogari të cilat nuk janë raportuar në organet tatimore. Rol të rëndsishëm në vendimarrjet e kishte dhe adinistratori Hongping Xiao (i arrestuar)

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Hetimet e prokurorisë së Fierit kanë ngritur dyshimet se Leonidha Çobo përveçse i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit shqiptar duke deklaruar humbje në kompaninë “Bankers Petroleum” ku ka qenë drejtor, por kishte ngritur edhe një skemë të mirëorganizuar nëpërmjet të cilës pastronte paratë duke i kaluar nga kompania e naftës tek firmat e familjarëve të tij * Çobo kishte ngritur një skemë të mirëmenduar të kalimit të parave nga “Bankers Petroleum” tek kompania e vëllait dhe kunatës së tij “Tea Co” sh.p.k me fatura për shërbime fiktive, tek subjekti “Leonidha Çobo” ku ishte i punësuari i vetëm dhe pa pagë si dhe tek kompania “Tetra” sh.p.k ku ishte aksioner * Sipas dosjes, gjatë bisedave të transkriptuara mes Majlinda Thanës, drejtoreshë e Thesarit pranë shoqërisë “Bankers Petreolum Albania LTD’ dhe një punonjëseje të zyrës së financës në këtë shoqëri vihet re se kjo e fundit përdor disa llogari në Austri për të kryer pagesa selektive, llogari të cilat nuk janë raportuar në organet tatimore. Rol të rëndsishëm në vendimarrjet e kishte dhe adinistratori Hongping Xiao (i arrestuar)

3 Postime
3 ORE ME PARE

Shqipëria si barcaleta ‘Ha, Merr, Ik’! Si avullonin në pak duar milionat e Bankers, prej 2004-s asnjë lek për shqiptarët

Shqipëria si barcaleta ‘Ha, merr, ik’! Leonidha Çobo i

Në fillim të viteve ’90 në Shqipëri qarkullonte një si tip barcalete për mirëqenien në Amerikë nga emigrantët e parë që shkuan duke e përshkruar shtetin e madh sipas emrit: ‘ha, merr, ik’.

E, ndonëse shqiptarët vërshuan drejt shteteve më të zhvilluara për të ngritur jetën e tyre, Amerika 'erdhi' në Shqipëri për disa syresh.

A mund ta imagjinojë një shqiptar mesatar, apo mbi mesataren, apo dhe ata të shkolluarit shkëlqyeshëm në profesionet e tyre, me karrierë brilliante më pas, se në çdo lloj sektori të ekonomisë në Shqipëri mund të marrë 5.8 miliardë lekë rrogë në 7 vite dhe miliona euro të tjerë shpërblime dhe dhjetëra milionë të tjerë nëpërmjet faturimeve fiktive, tendera pa garë për vëllain me kompani ‘fantazmë’?!

Me siguri e keni dëgjuar dhe barcaletën tjetër të doganierit shqiptar që në fund të muajit kur i thanë shko merr rrogën pyeti: Pse dhe rrogë merret këtu?!

Por në fakt te Bankers drejtuesit, të cilët u ndërruan me rradhë morën dhe paga çmendurake, përveç atyre që një doganier në fakt nuk do ti shihte kurrë, as në ëndërr.

Dosja ‘Bankers’, të cilën versus.al e ka shqyrtuar, pasqyron tragjedinë më të madhe financiare në vend (gjithmonë sipas dyshimeve të prokurorisë Fier), tragjedi e luajtur me disa akte ku në fakt nuk vdesin personazhet kryesore, por Ne, spektatorët e përjetshëm.

Një nga drejtuesit në vite të kësaj kompanie Leonidha Çobo, i arrestuar për disa akuza si pastrim parash, korrupsion pasiv e fshehje të ardhurash, nga viti 2010-2019 dyshohet se ka dëmtuar interesat finnciare të shtetit shqiptar duke rritur fiktivisht shpenzimet për të ulur fitimet e për pasojë duke i shmangur arkës së përbashkët miliona euro, mashtrim me tvsh, ndërsa faktet në dosje vijojnë në dhjetëra fletë.

Sipas organit të akuzës, Çobo nuk i ka nxjerrë duart nga paratë e kompanisë dhe pas largimit të tij si drejtor. Pra: ‘Ha, merr, ik’. Ndoshta dhe më mirë se në Amerikë sepse nuk ka ikur prej vërteti…

Radhën e kanë kinezët

Tani radhën e kanë kinezët, sigurisht. Skema është e shtruar nga paraardhësit: Kompania sërish me humbje, tenderët vijojnë, faturimet fiktive po ashtu, bashkë me to dhe pagat dhe shpërblimet e majme.

Sipas dosjes, gjatë bisedave të transkriptuara mes Majlinda Thanës, drejtoreshë e Thesarit pranë shoqërisë “Bankers Petreolum Albania LTD’ dhe një punonjëseje të zyrës së financës në këtë shoqëri vihet re se kjo e fundit përdor disa llogari në Austri për të kryer pagesa selektive, llogari të cilat nuk janë raportuar në organet tatimore, çka rrjedhimisht nuk i bën objekt bllokimi apo sekuestrimi  të vendimeve gjyqësore dhe administrative.

Sipas prokurorisë Fier, në vendimarrjet e shoqërisë një rol shumë të rëndësishëm ka dhe personi nën hetim Hongping Xiao (administrator), i cili vepron me dashje të drejtpërdrejtë duke mos përmbushur detyrimeve ligjore sipas legjislacionit në Republikën e Shqipërisë, duke mos kryer raportimet e lëvizjeve bankare, llogarive bankare jashtë territorit të vendit tonë, duke pamundësuar ekzekutimet e vendimeve gjyqësore apo të organeve administrative, etj.

Po ashtu, edhe gjatë periudhave të fundit, pra gjatë viteve 2024-2025, kohë kur administrator Xiao mban detyrat më të rëndësishme në shoqërinë "Bankers Petroleum Albania Ltd", sërish kjo shoqëri në raportim vjetor të saj rezulton me humbje, duke krijuar pamundësi që shteti shqiptar të sigurojë fitim nga gjithë ky aktivitet që lidhet me shfrytëzimin e një burimi shumë të rëndësishëm siç është nafta dhe nënproduktet e saj. Mungesa e fitimeve vijon që nga viti 2004, ndërsa prokuroria raporton dhe për dëmtim të banorëve dhe prona të tyre në zonën e Patoz-Marinzës në Qarkun e Fierit.

Gjithashtu prokuroria thekson se:

Shtetasi Hongping Xiao me pozicionin e tij drejtues në shoqërinë "Bankers Petroleum Albania Ltd" përgjatë kësaj periudhe rezulton edhe se:

Nuk ka kontribuar, por ka shtuar detyrimet që ka shoqëria "Bankers Petroleum Albania Ltd" ndaj shoqërisë "Albpetrol" sh.a; Nuk ka bërë asnjë përpjekje për të diskutuar në mënyrë konstruktive me AKBN-në në lidhje me fillimin e implementimit e zbatimit të vendimit të Arbitrazhit:

Nuk ka bërë asnjë përpjekje që të paraqesë plane mbi abandonimin, pasi ka kaluar 1 (një) vit nga detyrimi që kishte shoqëria "Bankers Petroleum Albania Ltd" të kishte depozituar një sasi të konsiderueshme parash që bëjnë të mundur këtë proces e fazë të rëndësishme të kontratës:

Paraqet dokumentacione pranë QKB-së, në emër të shoqërive "Bankers Petroleum Albania Ltd " dhe "Sherwood Internacional Ltd", të cilat nuk janë në përputhje me ligjin shqiptar në kuadër të deklarimit të pronarit përfitues, etj;

Pērkundrazi, personi nën hetim Hongping Xiao dyshohet se po bën çdo përpjekje në pozicion drejtues të kompanisë të krijojë pengesa për proceset e mësipërme, duke tentuar përfitojë TVSH-në nëpërmejt skemave mashtruese, të vijojë kryerjen e punimeve me fatuara fiktive apo të ekzegjeruara, duke favorizuar persona apo subjekte të ndryshëm, duke rritur në mënyrë fiktive shpezimet, etj. Nga veprimet hetimore të organit procedues ka rezultuar se, janë evidentuar disa raste nga shumë prej atyre që janë prezent te aktiviteti i shoqërisë "Bankers Petroleum Albania Ltd" ndër vite, në të cilat dyshohet krijimi i skemave mashtruese me TVSH-në, përpilimi i faturave fiktive, shtimi artificial i shpenzimeve, etj.

Prej 21 vitesh vazhdon ky cirk milionash me pasuritë e shqiptarëve, duke qarkulluar në pak duar. Qindra mijëra shqiptarë ikën larg Shqipërisë duke mos e kuptuar që Amerika e vërtetë ishte këtu, të paktën për disa./ Versus.al

4 ORE ME PARE

Kompani pa punonjës, por fitime në qindra mln lekë! Skema e Leonidha Çobos për grabitjen e shumave marramendëse nga Bankers

Shqipëria si barcaleta ‘Ha, merr, ik’! Leonidha Çobo i

Leonidha Çobo ish-drejtori i “Bankers Petroleum” përveçse dëmit marramendës ekonomik të shkaktuar për shtetin shqiptar duke përfituar nga rimbursimi i mln euro TVSH dhe duke mos paguar tatime mbi fitimin, sipas dosjes së prokurorisë së Fierit, dyshohet se ka zhvatur vazhdimisht kompaninë ku kishte mbajtur disa pozicione.

Çobo kishte ngritur një skemë të mirëmenduar të kalimit të parave nga “Bankers Petroleum” tek kompania e vëllait dhe kunatës së tij “Tea Co” sh.p.k me fatura për shërbime fiktive, tek subjekti “Leonidha Çobo” ku ishte i punësuari i vetëm dhe pa pagë si dhe tek kompania “Tetra” sh.p.k ku ishte aksioner.

Përveç pagesave marramendëse për kompaninë “Tea Co” sh.p.k të cilat i përmendëm në artikullin e mëparshëm të Versus.al, Çobo nuk është mjaftuar me kaq dhe në 2019-ën para se të largohej nga kompania “Bankers Petroleum” hapi shoqërinë “Leonidha Çobo” PF ku ishte i punësuari i vetëm dhe deri në vitin 2023 nuk ishte deklaruar aktive në balance. Me një zyrë me sipërfaqe 40 m² të marrë me qira për 23 mijë lekë në muaj, Çobo faturonte kompaninë e vëllait dhe kunatës së tij për të nxjerrë fonde nga kompania “Bankers Petroleum” e cila ishte e detyruar që të vijonte kontratën e firmosur me “Tea Co” sh.p.k deri në vitin 2020. Pas këtij viti, kompania deklaroi humbje për tr evite me radhë derisa në mars të këtij viti deklaroi mbylljen.

Përgjatë vitit 2019-2020, Çobo me kompaninë e tij i ka faturuar kompanisë të vëllait dhe kunatës së tij plot 21,053,250 lekë edhe pse nuk kishte asnjë person të punësuar në kompaninë e tij.

Subjekti "Leonidha Çobo" PF, ka pasur këto deklarata mbi fitimet ndër vite:

Në vitin 2019, 14,283,630 lekë, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin;

Në vitin 2020- 40,301,189 lekë të ardhura

Në vitin 2021- 6,150,153 lekë;

Në vitin 2022- 12,874,000 lekë të ardhura;

Në vitin 2023- 40,508,990 lekë

Në vitin 2024- 13,371,830 lekë të ardhura

Faturimi i nënkontraktorëve të “Bankers Petroleum”

Në total Leonidha Çobo ka gjeneruar të ardhura për vitet 2019-2024 në vlerën prej 155,119,149 lekë. Përveç shoqërisë së kunatës së tij "Tea - Co" sh.p.k, që fillon t'a faturojë menjëherë pas largimit nga shoqëria "Bankers Petroleum Albania Lid", vihen re dhe kliente të tjerë që faturon prej tij dhe janë nënkontraktorë të shoqërisë "Bankers Petroleum Albania Lid" si p.sh:

Shoqëria "AL.GLOBAL OIL" sh.p.k është faturuar nga “Leonidha Çobo” PF në vlerën prej 30,980,040 lekë, për vitin 2022-2023

Për vitet 2019-2021, “Leonidha Çobo” PF faturon shoqërinë "H2015 sh.p.k me 29,570,040 lekë.

Nga faturat e shitjes konstatohet se, subjekti "Leonidha Çobo" PF ka faturuar shoqërinë "GREENHOUSE SMART TECHNOLOGY LTD" që rezulton të jetë e regjistruar në Bullgari. Në faqen e internetit kjo kompani rezulton të ketë si aktivitet tregtimin e furnizimeve bujqësore duke mos patur asnjë lidhje me naftën apo me hidrokarburet. Kësaj kompanie Çobo i kishte faturuar 1,726,868 lekë.

Skema e vetëfaturimit për shmangien e tatimeve dhe legjitimimin e të ardhurave

Në librat e shitjes të kompanisë “Leonidha Çobo” PF rezultojnë të ardhura të konsiderueshme të ofruara ndaj një kompanie në fushën e teknologjisë ku nuk kishte asnjë lloj kualifikimi apo experience të mëparshme. Që prej qershorit të vitit 2023, Çobo u bë aksioner në kompaninë “Tetra” sh.p.k me objekt aktivitete të programimit informatik. Vlera e faturimeve me përshkrim "shërbime konsulence" për vitin 2023-2024, rezulton të jetë 18,264,048 lekë. Sipas prokurorisë, janë ngritur dyshime për transaksion të vetë-faturuar me qëllim justifikimin e të ardhurave të pajustifikuara që Leonidha Çobo kishte arritur të siguronte nga Bankers Petroleum.

Gjithashtu një tjetër rast i kësaj skeme rezulton të jetë përdorur nga subjekti “Leonidha Çobo” PF kundrejt “LC Consulting” sh.p.k ku sërish Leonidha Çobo është i vetmi aksioner me aktivitet të këshillimit për biznes dhe menaxhim. Gjatë vitit 2024-2025, me kompaninë e tij “Leonidha Çobo” PF, ish-drejtori i “Bankers Petroleum” ka faturuar kompaninë e tij tjetër “LC Consulting” sh.p.k me 12,695,548 lekë. Kjo lëvizje ka ngritur sërish dyshime për vetëfaturim me transaksion pa vlerë reale ekonomike me qëllim për të manipuluar të ardhurat, shmangur detyrimet tatimore dhe për të justifikuar burimet e të ardhurave të pajustifikuara. Versus.al

5 ORE ME PARE

5.8 mld lekë rrogë për 7 vite dhe 45 mln euro shërbime fiktive! Leonidha Çobo “rropi” shtetin dhe "Bankers" me kompaninë e vëllait

Shqipëria si barcaleta ‘Ha, merr, ik’! Leonidha Çobo i

7 ditë më parë Apeli i gjykatës së Tiranës la në fuqi masat e sigurisë të kërkuara nga prokuroria e Fierit lidhur me arrestimin e Leonidha Çobos, ish-drejtorit të kompanisë “Bankers Petroleum” dhe CEO-s aktual kinezit Hongping Xiao përsa i përket aktivitetit të kompanisë që dyshohet se ka shkaktuar dëm masiv ekonomik për buxhetin e shtetit shqiptar.

Versus.al ka siguruar detaje konkrete lidhur me shkeljet të cilat prokuroria e Fierit dyshon se Leonidha Çobo i ka kryer nëpërmjet kësaj kompanie gjatë periudhës 2010-2019 ku përveç drejtorit të përgjithshëm ka mbajtur edhe pozicione të tjera të ndryshme. Në dosje thuhet se dyshohet se Çobo ka kryer disa vepra penale si fshehja e të ardhurave, pastrimi i parave, shpërdorimi i kompetencave dhe korrupsioni pasiv në sektorin privat.

Paga marramendëse

Vetë Leonidha si paga pune nga viti 2012 e deri në vitin 2019 që është larguar nga kompania, ka përfituar plot 584.741.220 lekë ose e thënë ndryshe mbi 5.8 miliardë lekë të vjetra.  Gjatë vitit 2016 Leonidha Çobo dhe dy drejtues të tjerë të kompanisë, kanë përfituar mbi 3 milionë euro si shpërblime me arsyetimin e ndryshimit të pronësisë së shoqërisë duke rënduar kështu edhe bilancet e firmës që merrej me nxjerrjen dhe përpunimin e naftës të Patos-Marinëz.

Me anë të një skeme të mirëorganizuar, paratë të cilat do të duhet t’i kalonin buxhetit të shtetit shqiptar, kanë kaluar në kompani të të afërmve të Çobos apo firma që hapeshin nga ky i fundit vetë me një punonjës të cilat merrnin pagesa nga “Bankers Petroleum” për shërbime fiktive të pakryera.

Skema e pastrimit të parave

Mes marrëveshjeve që kanë dëmtuar kompaninë “Bankers Petroleum” është edhe ajo me shoqërinë e familjes Çobo e regjistruar në QKB si “Tea Co” sh.p.k e themeluar nga Artur Çobo, vëllai i Leonidha Çobos dhe kunata e këtij të fundit Antigone Çobon. Përgjatë viteve 2005-2019 kompania “Tea Co” sh.p.k ka marrë plot 45 milionë euro nga “Bankers Petroleum” duke mos patur kapacitetet e mjaftueshme profesionale e njerëzore për të përmbushur shërbimet e deklaruara me vlerë aq të larta. Kompania përzgjedhej gjithmonë nga Çobo pa procedura tenderimi dhe duke u pranuar çdo faturë të ekzagjeruar që familjarët e tij paraqisnin.

Tabela e të ardhurave të gjeneruara nga kompania “Tea Co” sh.p.k. Vihet re rënia drastike e të ardhurave pas largimit të Leonidha Çobos nga “Bankers Petroleum”.

Në vitin 2006- 92,642,032 lekë të ardhura

Në vitin 2007- 63,628,909 lekë të ardhura

Në vitin 2008- 119,588,760 lekë të ardhura

Në vitin 2009- 160,940,730 lekë të ardhura

Në vitin 2010- 327,164,144 lekë të ardhura

Në vitin 2011- 435,995,425 lekë të ardhura

Në vitin 2012- 672,119,823 lekë të ardhura

Në vitin 2013- 728,877,765 lekë të ardhura

Në vitin 2014 - 669,915,628 lekë të ardhura

Në vitin 2015- 611,993,334 lekë të ardhura

Në vitin 2016- 394,591,098 lekë të ardhura

Në vitin 2017- 363,638,909 lekë të ardhura

Në vitin 2018- 434,387,993 lekë të ardhura

Në vitin 2019- 433,073,902 lekë të ardhura

Në vitin 2020- 114,561,942 lekë të ardhura

Në vitin 2021- 53,560,511 lekë të ardhura

Në vitin 2022- 7,295,026 lekë të ardhura

Në vitin 2023- 4,348,662 lekë të ardhura.

Në vitin 2024- 3,012,498 lekë të ardhura.

Punonjës funerali për kompaninë që nxirrte naftë

Ajo çfarë e bën edhe më flagrante skemën e ngritur nga Leonidha Çobo në bashkëpunim me familjarët e tij është fakti se në kompaninë “Tea Co” sh.p.k stafi i të punësuarve rezultojnë të jenë punonjës të agjencive funerale, shoferë, ndihmës teknikë dhe pompistë të cilët sipas prokurorisë pavarësisht se mund të kenë qenë të përfshirë në operimin e puseve të naftës, nuk mjaftojnë për të justifikuar shumat marramandesë të faturuara në mungesë të inxhinierëve apo teknikëve të industrisë së naftës. Versus.al

Poll