Delvina dhe rrethinat e këtij qyteti kanë përjetuar një situatë aspak të zakontë.
Një zjarr i përmasave të mëdha ra në qytetin e skajshëm jugor, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Siç shikohet në pamje, avioni në ajër shpërndan ujë, me qëllim që të shuhen flakët.
Shumë njerëz gjenden ende në vështirësi. Zjarri nuk ka kursyer as kafshët, teksa një kalë ka pësuar edhe djegie.







