Erion Alibej ka dëshmuar në GJKKO lidhur me sagën e përplasjes së tij me grupin e Çopjave dhe këmbënguljen e tij për gjetjen e të shumëkërkuarit Talo Çela për të cilin dyshonte se i kishte vrarë vëllain dhe dajën në masakrën e Bradasheshit.
Ai tha se pasi i ishte vrarë kushëriri, në shtëpi i kishin shkuar disa persona duke brohoritur dhe policia edhe pse e pranishme nuk mori asnjë masë. Ndërsa zbuloi sesi ishte maskuar si shpërndarës picash për të tentuar të mblidhte informacion mbi dyshimet që kishte.
“Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur 2 makina duke brohorit madje dhe ne sy të patrullës së policisë, unë kam bërë verifikime vete, dilja në qytet si shpërndarës picash me motorr, edhe pse kisha një pjese të kamerave te qytetit, pasi gjithë qytetin, kamerat i kishte suel cela. Tek shtepia Emiljano Ramazanit identifikova 2 automjete dhe më pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha cdo informacion që më korespondonin dhe ja vura në dispozicion policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes së Andi Zylyfit une vetdorezohem në polici bashkë me avokatin tim, më pas dola në arrest shtëpie.
Kërkoja vetëm Talo Çelën me cdo kusht, te gjallë të vdekur, doja cdo informacion për të, djali dajës më tha pash Fatos Gosën pas meje me një BMË rrugës për Peqin, talo ishte kryesori per mua sepse ai dinte cdo gjë për mua, rrugët i njifte mirë etj, unë doja që ai dhe të kapej nga policia se e di që do fliste”—tha Erion Alibej. Versus.al







