Pukë- Një ngjarje aksidentale i ka marrë jetën 55 vjeçares R.D në fshatin Kabash.
E ndjera po kulloste bagëtitë, por dyshohet se ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë.
Trupi i pajetë i saj është gjetur nga nipi i bashkëshortit të të ndjerës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Versus.al








