
Një ditë pasi Gjykata e Lartë vendosi që të kufizonte caktimin e masës arrest me burg si pasojë e numrit të lartë të qytetarëve të paraburgosur, kryebashkiaku Erion Veliaj dorëzoi rekursin e tij në këtë gjykatë sa i takon masës së sigurisë.
Së fundmi Gjykata e Lartë ka caktuar datën 28 maj për të marrë vendimin lidhur me kërkesën e Veliajt i cili mes argumenteve të tij ka edhe vendimin e gjykatës përsa i takon arsyetimit të imtësishëm të arsyeve përse dikush duhet mbajtur nën arrest me burg.
Prej 10 shkurtit të vitit 2025, kryebashkiaku mbahet i paraburgosur në qelinë e burgut të Durrësit nën dyshimin se ka kryer 5 vepra penale. Ndaj tij rëndojnë plot 13 akuza. Versus.al

