AKTUALITET /

Dosja “Buka”/ Zbulohet dëshmitari i parë në procesin ndaj Arben Ahmetaj

Fezollari është përfituesi i ankandit për privatizimin e aksioneve shtetërore të ish-furrës së bukës “Buka Sh.a”, ku më 21 gusht 2015 ai bleu 45.97% të aksioneve për 3.2 milion euro, mori tokën, lejet e ndërtimit dhe ngriti qendrën tregtare “Emerald Mall”.

Shkruar nga Versus

Dosja “Buka”/ Zbulohet dëshmitari i parë në procesin

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) pritet që sot të japë dëshminë e tij biznesmeni Lirim Fezollari, në lidhje me procesin gjyqësor ndaj Arben Ahmetaj dhe të pandehurve të tjerë në dosjen e njohur si “Buka”.

Fezollari është përfituesi i ankandit për privatizimin e aksioneve shtetërore të ish-furrës së bukës “Buka Sh.a”, ku më 21 gusht 2015 ai bleu 45.97% të aksioneve për 3.2 milion euro, mori tokën, lejet e ndërtimit dhe ngriti qendrën tregtare “Emerald Mall”.

Ndërkohë, Arben Ahmetaj do të gjykohet veçmas, pasi SPAK vendosi që ai të hetohet për shpërdorim detyre në vlerë dëmi rreth 7 miliardë lekë, për një firmë të vitit 2014 që hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore dhe një transfere bankare drejt Hungarisë nga një subjekt privat.

Ahmetaj ndodhet në arrati që prej vitit 2023, duke refuzuar përballjen me drejtësinë, ndërsa ka kërkuar azil në Zvicër, duke deklaruar se do të kthehet për të përballuar drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

Sot, dëshmia e Lirim Fezollarit pritet të hedhë dritë mbi procedurat e ankandit dhe përfitimet që rrjedhën nga privatizimi i ish-furrës së bukës./Versus.al

Poll