AKTUALITET /

Dosja kaloi për gjykim, flet miku i Martin Canit: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

Luis Meçe u shpreh se përjetimi i seancës gjyqësore ishte i vështirë, por është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.

Shkruar nga Versus
Dosja kaloi për gjykim, flet miku i Martin Canit: Jam i gatshëm
Luis Meçe

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj.


Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë në tragjedinë e 18 nëntorit të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Luis Meçe foli për mediat.

Ai u shpreh se përjetimi i seancës gjyqësore ishte i vështirë, por është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.

“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: