AKTUALITET /

"Drejtësi e pamjaftueshme", 12 vite burg për vrasësin e 80-vjeçarit Rustemi! Mbesa e të moshuarit thyen xhamin e derës së Gjykatës së Fierit

Ky refuzim solli një shpërthim dhune brutale. Nukaj e ka dhunuar për vdekje Namik Rustemin dhe ka plagosur edhe bashkëshorten e tij 77-vjeçare, duke shkaktuar tronditje në komunitet.

Shkruar nga Versus

 

"Drejtësi e pamjaftueshme", 12 vite burg për vrasësin e

Gjykata e Fierit ka shpallur fajtor Ilir (Ledjan) Nukajn, 47 vjeç, për plagosje të rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, ndaj 80-vjeçarit Namik Rustemi, ngjarje që ndodhi në tetor të vitit 2024. Ai është dënuar fillimisht me 12 vite burg, por pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë vetëm 8 vite.

Krimi i rëndë ndodhi për një shkak absurd: mosdhënia e birrave nga viktima. Sipas dosjes hetimore, Nukaj, një emër i njohur për drejtësinë, kishte kërkuar të blejë birra në dyqanin e të moshuarit, por Rustemi e kishte refuzuar t’i shiste, pasi e njihte si person me precedentë penalë.

Ky refuzim solli një shpërthim dhune brutale. Nukaj e ka dhunuar për vdekje Namik Rustemin dhe ka plagosur edhe bashkëshorten e tij 77-vjeçare, duke shkaktuar tronditje në komunitet.

Arrestimi i autorit u bë më 13 tetor 2024, vetëm një ditë pas ngjarjes. Sipas burimeve, Ilir Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje.

Vendimi i gjykatës provokoi reagime të forta emocionale. Mbesa e viktimës, e revoltuar nga ulja e dënimit, thyen xhamin e derës kryesore të gjykatës në momentin e shpalljes së vendimit, duke protestuar për atë që e konsideroi një drejtësi të pamjaftueshme.

Ngjarja ka ngritur sërish pyetje mbi politikën e dënimeve dhe përfitimet nga gjykimi i shkurtuar, sidomos në rastet ku bëhet fjalë për autorë me precedent të rrezikshëm penalë. /Versus.al

Tags:

burg vrasje

Poll