
Mirlinda Kërnaçaj, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Burime bëjnë me dije se Kërnaçaj do të merret në pyetje me disa procedura tenderimi për të cilat është nisur një procedim penal nga ana e prokurorëve të posaçëm.
Më herët është pyetur biznesmeni Ermal Beqiraj si përfitues i disa prej tenderave të AKSHI-t. Mësohet se po verifikohen plot 12 procedura tenderimi. Versus.al
