AKTUALITET /

Drejtuesi i ri i “FBI-së shqiptare”, skualifikohet një prej kandidatëve, sot zgjidhet fituesi mes 6 emrave

Të pranishëm do jenë edhe përfaqësues ndërkombëtarë për të ndjekur përzgjedhjen e drejtuesit të ri që do drejtojë BKH me mandat 5 vjeçar.

Shkruar nga Versus

Drejtuesi i ri i “FBI-së shqiptare”, skualifikohet një

Ditën e sotme në orën 14:30 do të mblidhet komisioni i posaccëm për të përcaktuar emrin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do t’i dërgohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Krahas komisionit të përbërë nga tre prokurorë të posaçëm, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të misioneve që kanë asistuar në zgjedhjet e kreut të ri të të BKH (BE dhe OPDAT).

Mësohet se gjatë fazës së fundit, njëri nga 7 kandidatët është skualifikuar nga gara për të marrë pozicionin drejtues. Aktualisht mbeten 6 kandidatë janë në garë.

I gjithë grupi që garon ka kaluar fazën e testit të arsyetimit logjik, kontrollin mjekësor, testin fizik, esen me shkrim, intervistën, fazën e verifikimit të figurës, deklarimin e pasurisë dhe testin e poligrafit.

Pasi komisioni të dërgojë emrin në KLP, “qeveria e prokurorëve” voton kandidatin i cili merr mandat 5 vjeçar për të drejtuar “FBI shqiptare”.

Ish drejtoreshës së BKH Aida Hajnaj i përfundoi mandati në muajin gusht të këtij viti, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri. Versus.al

Poll