AKTUALITET /

“Dreka e shëtitje pasi kryenim vrasje”, Tafani: Me Laertin prezantoheshim si policë kur grabisnim makina

Shkruar nga Versus

“Dreka e shëtitje pasi kryenim vrasje”, Tafani: Me Laertin

Në dëshminë e dhënë për mënyrën e vrasjes së Albi Bashaliut më Peqin në dhjetor të 2021-it, i penduari i drejtësisë Artan Tafani u shpreh se pas kësaj ngjarje, qëndronte gjithmonë nën shoqërinë e Laert Haxhiut.

Më tej rrëfeu edhe lehtësinë me të cilën lëviznin në qytete të ndryshme të vendit për të konsumuar dreka e darka nëpër restorante. Një prej rasteve që rrëfeu ishte edhe mënyra e grabitjes së një makine.  Së bashku me Laert Haxhiun ai prezantohej si polic tek viktimat dhe më pas u merrnin makinën.

“Pas vrasjes së Bashaliut qëndroja gjithmonë nën shoqerinë e Laert Haxhiut. Shkonim në Sarandë në Valbonë, dilnim nëpër restorante për dreka për darka. Gjatë kësaj kohe Laert Haxhiu na thotë që duhet të grabisim një makinë, dolëm për të parë në Elbasan, Durres, Tirane dhe Rrogozhinë. Ku të shikonim makine që na pëlqente ndalonim dhe e mernim, dy here e kemi bërë. Një makine e morëm afer Palma Novës, një tip benz qe na pelqeu. I thame ndal policia: ishte nje çift që po rrinin mbrapa. Unëe u prezantova si polic i thashe keni parkuar keq dhe duhet te dilni nga makina. Ai çuni e kuptoi që ne do i mernim makinen dhe na tha sa lek doni pasi e kuptoi që ne nuk ishim policia. Unë kisha pistoleten ne dore dhe e kapa nga krahu i thashë dil jashtë. E godita njëherë atë cunin nga koka thjesht per ta trembur dhe më pas e morëm makinen. Laerti na priste nga rruga dytësore dhe u kthyem serish për nga TEG-u dhe makinen e lamë në Astir nja dy ditë”- u shpreh Tafani. Versus.al

Poll