
Deputeti aktual i Partisë Demokratike Dashnor Sula i ftuar në A2Cnn ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se kreut të SPAK, Altin Dumani është kërcënuar nga element të krimit të organizuar.
Ndërsa më tej shtoi se ka informacion për një rast tjetër kur një prokurori të SPAK-ut i janë kërcënuar fëmijët e tij që jetojnë në Gjermani.
“Zoti Dumani e ka thënë dhe në mes të Komisionit të Ligjeve kur e kanë pyetur nga mazhoranca nëse ndihet nga deklaratat e Sali Berishës. Ai ka thënë zero, sepse janë deklarata politike, të cilat ngelin në kuadrin politik. Sepse ka patur zero kërcënime nga Berisha apo familja e tij. Në një kohë kur ka patur shantazhe nga elementë të mazhorancës apo të krimit të organizuar në mënyre të drejtpërdrejte duke kërcënuar kreun e SPAK-ut, apo prokurorë të tjerë të SPAK-ut. Dhe një të cilin unë e njoh që i kanë kërcënuar edhe familjen e tij. Të mos e themi emrin tani, por është shumë afër zotit Dumani dhe krimi i organizuar ka kërcënuar fëmijët e tij në Gjermani. Në Gjermani ia kanë kërcënuar dhe kjo është punë shumë e vështirë. Po është shumë e lehtë të dalësh nëpër media ta shash SPAK-un, prokurorin, gjyqtarin që kërcënohet nga krimineli që ka miliona euro pasuri”- deklaroi Sula i cili mbetet deputet i PD deri në konstituimin e Kuvendit të ardhshëm. Versus.al







