AKTUALITET /

Dumani me studentët e universitetit në Durrës: Kam ushtruar detyrën gjithmonë i pavarur, kam refuzuar çdo ndërhyrje

Gjashtë ditë pas përfundimit të mandatit të tij si drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku ndau përvojat dhe sfidat e udhëheqjes së SPAK gjatë tre viteve të fundit.

Shkruar nga Versus

Dumani me studentët e universitetit në Durrës: Kam ushtruar

Gjashtë ditë pas përfundimit të mandatit të tij si drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku ndau përvojat dhe sfidat e udhëheqjes së SPAK gjatë tre viteve të fundit.

Gjatë takimit, Dumani bëri një pasqyrë të arritjeve të institucionit nën drejtimin e tij, duke theksuar se më shumë se gjysma e çështjeve që përfshijnë zyrtarë të lartë janë përfunduar me vendim të formës së prerë.

Ai nënvizoi se puna intensive dhe pavarësia e prokurorëve kanë qenë elementë kyç për këto rezultate, pavarësisht presioneve politike.

Një shqetësim i Dumanit ka qenë mungesa e mundësisë për rikandidim, çështje që ai e ka ngritur edhe më parë. Sipas tij, kjo mungesë mund të krijojë boshllëqe në sistem, pavarësisht investimit të bërë në trajnimin profesional të prokurorëve.

Dumani shtoi se tre vitet e fundit të karrierës së tij në sistemin e drejtësisë kanë qenë të mbushura me sfida, të cilat ai i përballoi duke ruajtur qëndrim të pavarur dhe vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe provat.

“Jam një prokurori si gjithë të tjerët të posaçëm të cilit ju dha mundësia në 2022 të drejtojë këtë institucion. Kushdo prej nesh mund ta bënte këtë. Ka qenë vërtet nder për mua të drejtoj këtë institucion këto tre vite, besoj dhe ju e keni ndjekur kanë qenë vit të vrullshme.

Unë të tillë e kam ndërtuar karrierën time që nga dita e parë që e kam futur këmbën në sistemin e drejtësisë, Jam në vitin e 26 si prokurori kam ushtruar detyrën, kur kam filluar si oficer i policisë gjyqësore, gjithmonë i pavarur, nuk ua kam dhënë mundësinë askujt të ndërhyjë në punën time dhe jam përpjekur ti qëndroj besnik ligjit dhe provave dhe besoj se këto vite si drejtues kam dhënë prova se ky është karakteri im dhe kështu jam formuar unë në vite”, tha Dumani.

Poll