AKTUALITET /

Dumani: SPAK, prokuroria me numrin më të lartë të çështjeve në Eurojust

Shkruar nga Versus
Dumani: SPAK, prokuroria me numrin më të lartë të
Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani ka marrë pjesë në forumin konsultativ të prokurorëve të përgjithshëm dhe specialë të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se lufta ndaj korrupsionit është ajo që i bashkon këto agjenci të zbatimit të ligjit. Mes të tjerash bëri me dije se SPAK ka dhënë ndihmë edhe për kërkesa të ardhura nga vendet e rajonit apo të BE lidhur me informacione mbi krimin e organizuar ndërkombëtar.

Një tjetër statistikë ishte fakti se SPAK rezulton të jetë prokuroria me numrin më të lartë të çështjeve të çelura në Eurojust.

“Ne nuk na bashkon vetëm gjeografia por dhe lufta për korrupsionin. Grupet kriminale janë të ndërlidhura operacionet janë transnacionale. Më shumë hetime të përbashkëta, ndarja e informacioneve një mision i qartë se gjeografia nuk e pengon por e ndihmon partneritetin tonë. Bashkëpunimi me Eurojust, nyje strategjike për bashkëpunim, përmes punës trajtuam raste komplekse duke punuar sëbashku. Po t’i hedhim një sy raportit të Eurojust SPAK është prokuroria me numrin më të lartë të çështjeve të çelura në Eurojust. Në janar maj, 10 mbledhje, 23 skuadra hetimore me BE e rajon, 1 skuadër me Amerikën Latine.

Të paktën më prokuroritë e Malit të Zi, Kosovës kemi treguar se një bashkëpunim i hapur dhe duke i besuar njëri-tjetrit bën të mundur hetimin e suksesshëm. Unë them që është një model bashkëpunimi qe kemi me këto tre shtete që duhet të përqafohet dhe nga vendet e tjera të rajonit që nuk kanë qenë aq bashkëpunëtorë. Gjithashtu SPAK i ka kushtuar vëmendjen ekzekutimit të kërkesave që vijnë nga vendet e rajonit apo dhe të BE. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e gjatë dhe ndonjëherë e izoluar kur bashkëpunojmë me njëri tjetrin bëhet më e lehtë. Të vazhdojmë dialogun për të arritur zgjedhje konkrete”, tha Dumani. Versus.al

Poll