AKTUALITET /

Dumanit i mbaron mandati në dhjetor, gazetarja zbulon kandidaturat e mundshme për kreun e SPAK

Mes kandidatëve pritet të jetë edhe prokurorja e posaçme, Anita Jella.

Shkruar nga Versus
Dumanit i mbaron mandati në dhjetor, gazetarja zbulon kandidaturat e
Dumani dhe disa prokurorë të SPAK, takime në SHBA

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” lidhur me kandidatët e mundshëm që mund të pasojnë Altin Dumanin në krye të SPAK. Mandati i Dumanit në krye të institucionit përfundon në dhjetor të këtij viti.

Lala përmendi si kandidatë disa emra që kanë kandiduar edhe më herët ndërsa paralajmëroi garë të fortë.

“Është herët për të thënë, por mund të kandidojë Adnan Xholi, që ka kandiduar edhe më herët. Mund të kandidojë Klodian Braho. Mundet të rikandidojë edhe Arben Kraja, që ka patur mandatin tre vjeçar dhe tani i lind sërish e drejta.

Në mesin e grave prokurore, shoh Anita Jellën. Mendoj se do të jetë një betejë e fortë sepse emri që do të jetë në krye do të përcaktojë të ardhmen e institucionit.

Fakti që po bëhet një luftë e madhe për drejtuesin e BKH, që është absolutisht shumë më pak i rëndësishëm se drejtuesi i SPAK, imagjinoni se sa debat do të ketë për drejtuesin e SPAK."-deklaroi gazetarja. Versus.al

Poll