
Dy aksidente janë shënuar brenda një disatance të shkurtër kohore në Elbasan gjatë mëngjesit të sotëm.
Aksidenti më i rëndë ndodhi në aksin kombëtar Elbasan-Librazht në segmentin Xibrakë Labinot Fushë ku automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.
Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në kthesat e Murrashit ku një mjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëmtimin e drejtuesit të makinës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Versus.al








