AKTUALITET /

Dy gra i japin fund jetës brenda pak orësh në Korçë

Fatkeqësisht dy gra i kanë dhënë fund jetës, duke u lyer me benzinë dhe më pas hedhur nga pallati dhe rasti tjetër ka të bëjë me një grua që kishte pirë fostoksinë.

Shkruar nga Versus

Dy gra i japin fund jetës brenda pak orësh në Korçë

Dy ngjarje të rënda ka ndodhur brenda pak orësh në Korçë.

Fatkeqësisht dy gra i kanë dhënë fund jetës, duke u lyer me benzinë dhe më pas hedhur nga pallati dhe rasti tjetër ka të bëjë me një grua që kishte pirë fostoksinë.

Rasti i parë ndodhi në qytetin e Korçës ku 49-vjeçarja me inicialet S. K., është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.

‘Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, njoftoi policia në mesditë.

Por fatkeqësisht gruaja ka humbur jetën në spital.

Rasti i dytë ndodhi në fshatin Kuç i Zi në Korçë dhe ka humbur jetën një grua 62-vjeçe.

‘Pasditen e sotme, në fshatin Kuç i Zi, Korçë, në banesën e saj, shtetasja L. A., rreth 62 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë. Kjo shtetase u dërgua për mjekim në spital, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, raportoi policia e qytetit juglindor.

Fatkeqësisht numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ka shënuar rritje, me raste që kanë tronditur edhe opinionin publik.

Poll