
Tiranë- Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nga policia pas zbulimit të 2 rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe të shumave të parave të pajustifikuara.
“Shqiponjat” arrestuan në rrugën “George Ë.Bush” 21 vjeçarin P.K të cilit iu gjet një armë zjarri me vete gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte. Për ngjarjen u procedua penalisht edhe xhaxhai i tij A.K 46 vjeç i cili akuzohet për pengimin e zbulimit të së vërtetës për shkak se dha deklarata kontradiktore.
Gjithashtu u arrestua 30 vjeçari H.A të cilit gjatë kontrollit të bërë në mjetin e tij iu gjet një pistoletë dhe 40 mijë euro. I riu ishte i pajisur me leje për armën e zjarrit, por duhej ta mbante vetëm në banesë. Ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







