
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pas një kallëzimi të bërë nga vëllai i një gruaje 38-vjeçare me aftësi të kufizuara, e cila dyshohet se ka qenë viktimë e abuzimeve seksuale dhe shfrytëzimit për prostitucion.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, kallëzuesi ka deklaruar se motra e tij, që është e pazotë për t’u mbrojtur, ka qenë objekt i marrëdhënieve seksuale të detyruara nga ana e dy të arrestuarve. Më tej, ai ka ngritur dyshime se njëri prej tyre, 61-vjeçari A. B., e ka shfrytëzuar viktimën për qëllime prostitucioni.
Autoritetet bëjnë me dije se janë duke vijuar hetimet për të vërtetuar në detaje rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar të gjitha provat e mundshme që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore./Versus.al







