AKTUALITET /

E bija e denoncoi të zhdukur, 65 vjeçari në Lezhë gjendet i vr*rë pas disa orësh

Shkruar nga Versus

E bija e denoncoi të zhdukur, 65 vjeçari në Lezhë gjendet

Lezhë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pllanë ku është gjetur i vrarë një 65 vjeçar i identifikuar si Gjergj Tusha.

Ka qenë vajza e tij A.Gj e cila kishte telefonuar policinë për të raportuar humbjen e kontakteve me të atin. I moshuari fillimisht u raportua se ishte gjetur i pajetë pranë hidrovorit në breg të lumit Mat, por pas këqyrjes paraprake u konstatua se viktima kishte plagë zjarri në trup dhe shenja dhune.

"Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T. Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri",- njofton policia.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm për kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë në këtë krim të rëndë. Versus.al

Poll