AKTUALITET /

“E njihja që kalama”, Oti i Elbasanit: Pas lajmit se Suel Çela donte të më vr*ste, ja çfarë më thanë babai dhe vëllai i tij

Elton Kila tha në GJKKO se babai dhe vëllai i Suel Çelës i kishin thënë se nuk duhej të bëhej merak.

Shkruar nga Versus
“E njihja që kalama”,  Oti i Elbasanit: Pas lajmit se Suel
Suel Çela, Elton Kila "Oti i Elbasanit"

Elton Kila i njohur si “Oti i Elbasanit” ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme ku po mbahet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”. Ai foli për atentatet ndaj tij duke u shprehur se nuk kishte patur asnjëherë konflikte të rënda me ndonjë person dhe se nuk kishte dijeni se kush kërkonte ta vriste.

Për masakrën e Bradasheshit ku u vranë vëllai i Erion Alibejt, daja dhe shtetasi turk, Elton Kila tha se atë ditë ka qenë në burg dhe se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Pavarësisht se në dëshminë e Henrik Hoxhajt dhe në dosje ka rezultuar se i shumëkërkuari Suel Çela e donte të vdekur dhe për këtë kishte paguar Nuredin Dumanin, “Oti i Elbasanit” ka rrëfyer se me Suelin e lidhte puna dhe se njiheshin që prej kur kanë qenë fëmijë. Ndërsa tha se ishte takuar me babain dhe vëllain e tij të cilët i kishin thënë se nuk duhej të bëhej merak dhe s’duhet ta besonte diçka të tillë.

Dëshmia e Elton Kilës:

“Suel Çelën e njoh që kalama. Me Suel Çelën kam patur marrëdhënie pune, me vëllain e tij dhe me të atin me lidhte puna. Kemi qenë komshinj, dyert përballë. Marrëdhënia ka qenë korrekte, disa here kam udhëtuar edhe me babain e Suelit. I ati i tij merrej me fruta-perime, unë me automjetet. Për ngjarjet që më ndodhën, Sueli dhe Marjo Çela nuk mu gjendën pranë sepse unë kam qenë i distancuar dhe nuk doja të diskutoja me askënd. Dhe me vëllezërit e mi nuk diskutoja.

Në gazetë doli lajmi që ka paguar Suel Ccela për mua. Shkova te tregu ushqimor dhe takova familjarët e Suelit. Ishte dhe i vëllai i Suelit Marjo dhe i ati i Suelit, Astriti. Vërtetë më thanë je bërë merak? Më gjuajtën te shpatullat. Unë isha i qetë. Me Suel Çelën jam takuar në vitin 2015 për herë të fundit. Nuk ndodhi asnjëherë takim mes nesh apo telefonatë për atë ngjarje. Atë kohë kam qenë i distancuar nuk kam patur kontakte. Luan Tabakun e njoh, kam 30 vite njohje që fëmi. Luan Tabaku është funksionar shteti, ka qenë në doganë… shok i vëllait tim ka qenë. Lajmin për mua e nxorën të gjitha mediat. Ka patur interes nga ana ime për të takuar gazetarët. U interesova të hiqeshin lajmet sepse nuk isha unë i përfshirë.

Ditën që ndodhi vrasja në Bradashesh në dhjetor 2018 me tre të vrarë, unë kam qenë në burg. Ditën që dola nga burgu shkova në shtëpi sepse ishin 50 vetë që më prisnin. Të nesërmen e mora vesh, asnjëri prej viktimave nuk ishte i njohur për mua. Erjon Alibej e njoh, është askushi për mua. Nga të pandehurit njoh Gentjan Sharrën, Xhuljan Hoxhën, njoh Erjon Alibejn. Jam takuar me Erjon Alibejn më përpara. Nuk kam shkëmbyer mesazhe me Erjon Alibej në kohën kur kam qenë në burg. Gjatë kohës që isha në burg, ishte dhe Erjon Alibej aty, në ambiente të ndara. Unë nuk dilja sepse nuk doja të përzihesha me njeri. Lulzim Bitrin e kam njohur. Kur është vrarë, unë kam qenë te një karburant vend që e frekuentoj sot e kësaj dite. Lulzimi është vellai i Eljo Bitrit, e njihja si emër. Me Eljon kam qenë i afërt”. Versus.al

Poll