AKTUALITET /

E pandehur në dosjen e Veliajt, Bushka shfaqet e buzëqeshur në GJKKO

Shkruar nga Versus
E pandehur në dosjen e Veliajt, Bushka shfaqet e buzëqeshur në
Bushka hyn në GJKKO e shoqëruar nga avokati i saj

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme ku mbahet gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut Veliaj, dosje në të cilën edhe ajo është e pandehur për pengim të së vërtetës.

Bushka shoqërohet nga avokati i saj, ndërsa në pamje të parë shfaqet e buzëqeshur dhe aspak e shqetësuar për gjyqin ku do të vendoset nëse do të kalojë për gjykim ose jo dosja e Erion Veliajt. Bushka akuzohet për intimidimin e dëshimitarëve. 

Sipas dosjes së SPAK, ajo është përpjekur të ndikojë në dëshminë e kushërirës së saj Ina Goxhajt, njërës prej dëshmitareve e cila rrëfeu gjithçka në Prokurorinë e Posaçme. 

Ky i fundit pavarësisht se me vendim të qeverisë u shkarkua nga posti i kryebashkiakut, sot ka dorëzuar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë lëvizje të Veliajt procesi i zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës do të mbetet i pezulluar deri në një vendim të gjykatës Kushtetuese. Versus.al

Poll