Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar që prej muajit shkurt.
Xoxa u mor e pandehur disa ditë më parë nën akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Ajo akuzohet nga SPAK se së bashku me Veliajn kishin ngritur një skemë për përvetësimin e fondeve publike të bashkisë Tiranë. Versus.al







