
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj është paraqitur sot, 8 shtator, në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar që prej muajit shkurt.
Xoxa është marrë e pandehur nën akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Ajo akuzohet nga SPAK se së bashku me Veliajn kishin ngritur një skemë për përvetësimin e fondeve publike të bashkisë Tiranë. /Versus.al







