AKTUALITET /

E përplasi makina disa ditë më parë në Peshkopi, ndërron jetë efektivi i Policisë

Ai ishte përplasur nga një automjet disa ditë më parë, teksa po ecte në trotuar në Peshkopi.

Shkruar nga Versus

E përplasi makina disa ditë më parë në Peshkopi,

Veli Gjura, efektiv i policisë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pas disa ditësh në gjendje kritike.

Ai ishte përplasur nga një automjet disa ditë më parë, teksa po ecte në trotuar në Peshkopi.

Sipas hetimeve, një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., duke drejtuar një automjet tip "Golf", dyshohet se humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përplasur fillimisht punonjësin e policisë dhe më pas një dyqan.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale./Versus.al

Poll