MAGAZINË /

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier ndërtimi, historia e ish-futbollistit shqiptar që ëndërronte suksesin

Shkruar nga Versus


Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier ndërtimi, historia e
Futbolli mbart në vetvete shumë histori, ku shumë prej tyre janë mjaft interesante.

26-vjeçari shqiptar,  Cendrim Kameraj ëndërronte të bëhej një futbollist i madh, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Shtatë vjet më parë, ai stërvitej te gjigantët italianë te Juventusit, së bashku me Ronaldon dhe Gianluigi Buffon. Karriera e tij u ndërpre në mes, pasi pësoi 3 këputje të ligamenteve të kryqëzuara.

Në një intervistë me ’20min.ch’, ai tregoi me detaje gjithçka.

“I thashë vetes se do të kthehesha më i fortë. Kisha bërë gjithçka për futbollin.”

“Ishte shumë e vështirë mendërisht për mua. Isha në krye, duke u stërvitur me më të mirët dhe pastaj e gjeta veten përsëri në fund…”.

Nëse gjërat nuk shkuan mirë në futboll, kjo nuk do të thotë se Kameraj u dorëzua, pasi tashmë punon në një kantier ndërtimi.

“Unë jam në fakt një konsulent i burimeve njerëzore në kompaninë e ndërtimit ICM Bau AG. Mbikëqyrësi ynë dëshiron që të gjithë të shkojmë në kantierin e ndërtimit të paktën një herë në ditë për të na treguar se sa e vështirë është kjo punë.” Versus.al

 

Poll