
Joni Keta është zgjedhur në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit me unanimitet të plotë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
11 anëtarët kanë votuar pro kanidaturës së propozuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Keta do të mbajë postin e kreut të BKH për një mandat 5 vjeçar pa të drejtë rikandidimi në strukturën që ndihmon SPAK-un në hetime. Kandidatë kanë qenë 7 persona.
Më herët në këtë detyrë ishte Aida Hajnaj. I gjithë procesi u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe ata të BE-së.
Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ka pasur një karrierë të gjatë në policinë gjyqësore, duke filluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda. Në vitin 2024, ai u zgjodh si zëvendësdrejtues i BKH-së dhe njëkohësisht drejtues i komanduar deri në marrjen e detyrës si drejtues i plotë.
Ai është djali i prokurorit Hysen Keta, ish-drejtues i Prokurorisë së Përmetit, dhe i profesoreshës Majlinda Keta, lektore në Departamentin e Filozofisë në Universitetin e Tiranës.
Vendimi i KLP-së u monitorua nga afër edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Europian, duke vënë në dukje rëndësinë e rolit të BKH-së në sistemin e drejtësisë shqiptare.Versus.al

