Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në kryeqytet.
28-vjeçari me iniciale J. M ka var veten në banesën e tij.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Brenda dy ditëve, raportohet shtatë vetëvrasje në vend.
Sot në mesditë, një 60-vjeçare u gjet e vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës.
Ndërsa në mëngjes, një e moshuar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i banesës.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Hamdi Sina” në Tiranë, ku 78-vjeçarja ndërroi jetë në vend.
Një ditë më parë, Polumbarët e Reneas gjetën trupin e pajetë të një 21-vjeçari, që dyshohet se u vetëmbyt në një kanal me ujë në fshatin Çukas të Lushnjës.
Ndërsa një 23-vjeçare, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, u hedh nga kati i pestë i pallatit të saj, në rrugën “Asim Vokshi”.
Të enjten, në afërsi të Medresesë, një 81-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëvarur në shtëpinë e saj./ Versus.al








