Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së tij, në katin e pestë të një pallati.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në lagjen nr. 18, përgjatë rrugës “Petraq Shomo”.
Forcat e policisë dhe një autoambulancë mbërritën menjëherë në vendngjarje. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për një akt vetëhedhjeje, por nuk përjashtohen as pista të tjera. /Versus.al







