Berat- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Kutalli të Dimalit ku një 51 vjeçar me inicialet A.H ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të pësuar teksa punonte në banesën e tij.
Mësohet se viktima po përpiqej të shembte një ndërtesë të vjetër pranë banesës kur muri i saj u rrëzua dhe e ka zënë sipër duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Fatkeqësisht 51 vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe u dërgua i pajetë në spitalin rajonal.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al







