Durrës- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kur dy të rinj u vranë me armë zjarri në zonën e Manzës.
Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 pranë një karburanti në Manëz ku mes të rinjve ka patur një konflikt banal. Policia njofton se viktimat janë Aranit Kurti, 23 vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Dinamika e krimit
Mësohet se fillimisht F.P, 33 vjeç ka vrarë me armë zjarri 23 vjeçarin A.K. Pas kësaj, 21 vjeçari D.P ka vrarë 33 vjeçarin dhe është arratisur. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të krimit shokues. Versus.al







