AKTUALITET /

E rëndë në Durrës, foshnja vdes në spital pak orës pas lindjes, nëna denoncon mjekun

Sipas gruas që bëri denoncimin, foshnja humbi jetën si pasojë e neglizhencës mjekësore.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Durrës, foshnja  vdes në spital pak

Durrës- Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj një mjeku në spitalin rajonal pas një denoncimi të bërë nga një grua e cila pretendon se foshnja e saj humbi jetën pak orë pas lindjes për shkak të neglizhencës mjekësore.

Në padinë e dorëzuar, ajo pretendon se më datë 19 shkurt të këtij viti, lindi foshnjën në maternitetin e spitalit, por pak orë më vonë ndërroi jetë. Sipas saj, shkak për këtë tragjedi është bërë neglizhenca e mjekut.

Prokuroria ka ngritur një grup pune për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Versus.al

Poll