
Krujë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Rreth orës 06:15, 32 vjeçari me iniciale A.B ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Fatkeqësisht nuk mundi t'u mbijetonte plagëve dhe vdiq në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Versus.al
