
Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit, ku një 49-vjeçar ka goditur për herë të dytë bashkëshorten e tij, këtë herë me sende të forta, pavarësisht se ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Shtetasi P. F., 49 vjeç, i cili më parë ishte proceduar për dhunë në familje dhe ndaj të cilit ishte vendosur masa e arrestit në banesë, më 22 maj ka ushtruar sërish dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Bashkëshortja e tij ndodhet e shtruar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Falë kontrolleve intensive dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë mundur të lokalizojnë dhe ndalojnë autorin, i cili tashmë ndodhet në pranga.
Bashkëshortja e tij ndodhet e shtruar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Ndaj 49-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







